Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, është shprehur se nuk është larguar ende mendësia e Lulzim Bashës.
Alizoti vuri theksin edhe te rëndësia e bashkimit të palëvë në konflikt.
Komentet Alizoti i bëri në një prononcim për mediat gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, mbledhje e cila u shoqërua me debate të forta dhe zgjeti për disa orë.
“Mbledhja tregoi ndasitë që janë. Zoti Basha ka dhënë individualisht dorëheqjen, por jo mendësia e tij. Të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje. Të dyja palët duhet të duan zgjidhje. PD e ka të nevojshme bashkimin. Kuvendi në 30 prill duhet të përfshijë edhe pjesën tjetër. Pati deputetë që duan bashkim.
Janë grupimet e ndara. Një luftë brenda llojit është e egër. Berisha është pjesë e historikut. Kur palët janë në konflikt duhet të gjejnë një bashkim. Bota ka teori bashkimi”, tha ai./albeu.com/