Alibeaj: Vazhdojmë rrugën e drejtë të një PD-je me vlera perëndimore

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka ndarë disa foto nga takimi në Shkodër në Facebook.

Alibeaj shkruan se me demokratët e Shkodrës do të vazhdojnë rrugën e drejtë, të një PD-je perëndimore me vlera të lirisë dhe demokracisë.

“Me demokratët e Shkodrës për të vazhduar në rrugën tonë të drejtë. Atë të një Partie Demokratike perëndimore , të vlerave të lirisë dhe demokracisë. Parti e cila padyshim do të jetë nesër alternativa e djathtë qeverisëse. Një e djathtë moderne dhe e çliruar nga e mëkatet e së shkuarës. Zgjdhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rruge pa kthim”, shkruan Alibeaj./albeu.com


Shtuar 28.04.2023 11:59