Alibeaj me “dorë të hekurt”: Garda nxirreni jashtë zonjën (VIDEO)

Ka vijuar me tensione të shumta kjo mbledhje e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Maxhoranca socialiste është larguar nga mbledhja, pas refuzimit të kërkesës së tyre për 5 minuta pushim,gjë që nuk u pranua nga Alibeaj.

PD ka vijuar qëndrimin në sallën e mblëdhjes duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës, pa praninë e maxhorancës.

Ndërkohë, administrata e Kuvendit ka dashur t’i ndërpresë sinjalin e mbledhjes për transmetim për mediet. Kjo ka bërë që Alibeaj të acarohet dhe të nxjerrë jashtë me anë të gardës Lefterie Luzin, e cila aktualisht është drejtoreshë e Komisioneve Parlamentare në Kuvend.

“Kam një vërejtje ndaj administratës mbledhja ka filluar është çelur me kuorum, ju keni detyrat tuaja për të vazhduar transmetimin e mbledhjes kur kryetari i komisionit të deklarojë fundin e saj. Nëse do merrni urdhra të paligshme për të ndërprerë sinjalin do ushtron të drejtat e mia për gjithkënd nga ju deri në kallëzim penal. Mos u bëni pengesë për vazhdimin. Lush je ti  që vjen këtu e na thua. Zonjën garda nxirreni jashtë, nuk është deputete dhe ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda zbatoni urdhrat e kryetarit”, urdhëron Alibeaj./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)