Ditën e nesërme në orën 17:00 në selinë blu, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Në fokus të bisedimeve priten të jenë vendimet e Kuvendit të 30 prillit i cili shkarkoi Alibeajn nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar dhe “komandoi” Komisionin e Rithemelimit për të marrë drejtimin e PD-së deri në zgjedhjet për kryetarin e ri që do të zhvillohen më 22 maj.
Gjithashtu një tjetër temë diskutimi pritet të jetë edhe negociatat me mazhorancën për emrin ne presidentit të ri./albeu.com