Alibeaj:  Kush zgjedh partinë e re të Metës e Berishës më 6 mars, mban në pushtet Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat tha se kush zgjedh partinë e re të Ilir Metës dhe Sali Berishës, (Shtëpia e Lirisë) mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër. Shkodranët e dinë se çfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët më 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë;. Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”, tha Alibeaj.


Shtuar 28.02.2022 11:41