Alibeaj “i pret” shpresat Berishës: Ka vdekur politikisht

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Berisha ka vdekur politikisht.

Alibeaj shtoi se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike.

“Dizenjinimi “non grata” është vdekje politike. Kush s’e kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston “non grata”? Jo s’ka. S’kishte zgjidhje tjetër PD. Pse vetëm demokartët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën. Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet” ngriti pyetjen ai.

Kreu në detyrë i FRPD-së, Belind Këlliçi kishte një propozim për Lulzim Bashën. “Ke nxjerr njoftim të paligjshëm. Statuti i FRPD-së është i dorëzuar në instancat më të larta europiane të EPP dhe institucione të tjera.

Meqë ke ndërruar 180 gradë qëndrim dhe tani e pranon që ka nevojë për kuvend, bujrum hajde në kuvend në datë 11, bashkohu me 4200 delegatët. Shtoji rendit të ditës se 4200 delegatëve edhe pikat e tua dhe hajde të kemi vetëm 1 Kuvend. Dhe nuk kemi pse e shtyjmë me 1 javë” propozoi ai.

Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 21:10