Ali Ahmeti jep përgjigjen e tij për rreth 3 mijë personave që presin të marrin nënshtetësinë maqedonase

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një paraqitje për media, është pyetur nga Alsat, ka folur për 3 mijë persona që po presin të marrin nënshtetësinë.

Ai ka thënë se janë në njohuri për këtë dhe shpresojnë që të kenë një epilog në të mirë të njerëzve.

“Kjo nuk është temë e pazgjidhur, por nuk është temë që nuk është konsumuar nëpër të gjitha institucionet. Janë rreth 3 mijë njerëz në pritje për nënshtetësi, për arsye të panjohura për ne akoma nuk e kanë fituar të drejtën legjitime për të fituar nënshtetësinë. Jemi në njohuri të kësaj situate për të pasur një epilog në të mirë të njerëzve”, tha Ahmeti./ Alsat.mk


Shtuar 17.02.2022 15:25