Aleanca të reja në horizont, presidenti bjellorus viziton sot Kinën

Alexander Lukashenko po udhëton sot në Kinë për t’u takuar me zyrtarë të vendit.

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi në fundjavë se presidenti bjellorus do të jetë për vizitë nga 28 shkurt deri më 2 mars.

Bjellorusia, aleati i vetëm i mbetur i Rusisë në Evropë, u përdor si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin vitin e kaluar.

Ka pasur shqetësime në rritje se Minsku mund të përfshihet më shumë në luftë si aleat i Moskës.

Po ashtu ka pasur dyshime të vazhdueshme se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, gjë për të cilën Perëndimi ka paralajmëruar kosto të mëdha.

Bjellorusia dhe Kina kanë lajmëruar më herët se synojnë të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tyre. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 09:50