Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar këtë të martë ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.
Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.
Të lidhura
None found
Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.
Kujtojmë se Klosi u arrestua për paratë që u gjetën në banesën e pastrueses së saj Rozeta Dobi.
Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro që dyshohet se janë të Klosit./albeu.com
