Albin Kurti merr sot detyrën e kryeministrit

Kryeministri i ri Albin Kurti do të marrë sot detyrën.  Pas zgjedhjeve të ekzekutivit një ditë më parë, Avdullah Hoti do të dorëzojë detyrën.

Hoti është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit.

“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti.

“Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për IPAN-n, diskutimet që kemi bërë me vendet e BE-së veç e veç për procesin e liberalizimit të vizave. Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për procesin e dialogut, marrëveshjen e Ëashingtonit dhe realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje”, shprehet Hoti./albeu.com


Shtuar 23.03.2021 08:21