“Albania 1 dhe Albania 2”, Peleshi: Do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale

 

Ministri Niko Peleshi në një komunikim për mediat bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës dhe sot sot do të nënshkruhet kontrata 6 milion euro.

Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

Po ashtu ai shtoi se do të bëhet po ashtu grumbullimi i disa të dhënave që do të jenë pasuri për vendin.

“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: “Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që do të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”, tha Peleshi ndër të tjera./albu.com