Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmin e ndau ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se Fico do çojë përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, njofton ministria e Shëndetësisë./albeu.com/