Policia ka dhënë detaje në lidhje me sendin e dyshimtë që u gjet në zonën e Brrylit.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një send në dukje si radio që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Zona është rrethuar dhe pritet që ekspertët antieksploziv të RENEA-s.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.