Alarmante në Fier, kanali “përmbytet” me shpendë të ngordhura (VIDEO)

Dhjetëra shpendë të ngordhur janë hedhur në një kanal kullues anash rrugës nacionale Fier-Patos në zonën Industriale të Portëzës.

“Ata që rrisin zogj deti. U kanë ngordhur dhe i kanë hedhur këtu. Nuk e dimë kush i ka hedhur”, thotë një banor i zonës.

Kjo situatë mund të jetë një burim infeksionesh për banorët e zonës pasi nuk dihet origjina e shpendëve dhe nëse kanë pasur apo jo sëmundje.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit Arben Vroja tha se nuk është kompetenca e institucionit që ai drejton por e IKMT në bashkinë e Fierit që të marrë masa për këtë situatë alarmante.

Por ana tjetër të kundërtën pretendon kreu i IKMT në bashkinë e Fierit Juljan Proçi i cili përgjegjësinë për këtë situatë ia lë Agjencisë për Ruajtjen e Mjedisit.


Shtuar 15.02.2022 13:30