Alarm për bombë në avionin e linjës Athinë-Vilnius, gazetari opozitar përballet me dënimin për vdekje

Një alarm për bombë u dha sot në një aeroplan pasagjerësh të linjës Athinë-Vilnius.

Avioni ka bërë ulje të detyrueshme në Minsk dhe është arrestuar një gazetar që ndodhej në bord.

Mësohet se Bjellorusia e ka detyruar avionin të ulej në aeroportin e saj në mënyrë që të arrestonte gazetarin kritik ndaj qeverisë.  Gazetari që ka përfunduar në pranga tanimë përballet me dënimin me vdekje.

Blogeri dhe aktivisti i opozitës Roman Protasevich njihet si mbështetës i opozitares së njohur Sviatlana Tsikhanouskaya. Ai akuzohet për pjesmarrje në një protestë të jashtëligjshme.

Shtuar 23.05.2021 19:43