Një vajzë është raportuar si e zhdukur në fshatin Drenoc të Deçanit. Sipas raportit të policisë, denoncimin për zhdukjen e ka bërë babai i vajzës të dielën pas mesditës. Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.
“Fsh. Drenoc, Deçan 22.08.2021 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar me ka raportuar se viktima femër kosovare vajza tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e saj.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.
Ky rast vjen pas vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmanit, e cila u la e pajetë në spital nga dy meshkuj, njëri prej tyre ishte partneri i saj.