Alarm i rremë! U dyshua për bombë, sendi rezulton GPS lokalizues

Policia bën me dije se sendi i dyshimtë që u gjet te zona e Brrylit në Tiranë ishte GPS lokalizues i modelit të vjetër.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se:

Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 10:27

Tags: ,