Prej disa orësh Fier ka qenë nën akth nga frika e shpërthimit të një bombe. Kjo për shkak të një çantë të dyshimtë që është gjetur në karrigen e një kafeje ngjitur me biznesin e mikut të Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj.
Forcat xheniere kanë shpërthyer çantën dhe rezulton se alarmi ka qenë i rremë. Në çantë janë gjetur libra dhe një shall.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një çantë që ishte konstatuar në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “15 Tetori”, pas hapjes së çantës nga forcat xheniere, rezultoi se në të kishte disa libra, një shall dhe një shishe ujë./albeu.com