Akuzohet për sulmin mbi selinë blu, Sali Berisha përjashtohet përfundimisht nga PD

Ka përfunduar në orën 03:30 të mëngjesit mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka nisur ditën e djeshme në orën 19:00.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur përjashtim përgjithmonë të Sali Berishës nga PD.

Gjithashtu Kryesia ka vendosur përjashtim edhe për 8 anëtare të Komisionit të Rithemelimit:

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

Po ashtu, Kryesia ka vendosur edhe shkarkimin e drejtuesve politikë:

-Belind Kelind Kellici-Tirane

-Albana Vokshi-Tirane

-Aldo Bumci-Tirane

-Agron Shehaj-Tirane

-Flamur Noka

-Tritan Shehu-Gjirokaster

-Bujar Leskaj-Vlore

-Edmond Spaho-Korce

-Edi Paloka-Durres/albeu.com/