Akuzohet për masakrën e Lushnjes, Laert Haxhiu refuzon ekstradimin në Shqipëri: Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare

Laert Haxhiu ka mohuar të jetë autor masakrës së Lushnjës, me dy të vrarë, pasi u arrestua nga autoritetet greke.

Ai u njoh me akuzat ditën e djeshme në gjykatë si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Mëgjitjatë, Haxhiu i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares.

Gjykata i ka caktuar burg atij dhe gjatë kësaj kohe do të qëndrojë në burgun e Koridhalos, në Athinë. I pranishëm në sallën e gjyqit ka qenë edhe avokati i tij mbrojtës, ndërsa nga institucionet shqiptare pretendohet se procesi i ekstradimit do të jetë i mundshëm, edhe pse ne në fakt nuk e kemi një të tillë.

Ndaj Haxhiut ka dyshime të forta që ai është personi që organizoi sulmin fatal me armë ndaj të birit të Ramadan Shkurtit, personit që u vra në marsin e ’97-s, duke krijuar aty një prej bandave më famëkeqe në vend bashkë me rivalitetin mes palëve.

Ky rivalitet vijon sot e kësaj dite, ndërkohë që numri i të vrarëve mes tyre është me dhjetëra, beteja vazhdon prej më shumë se 26 vjetëve.

Ndërkohë, Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Ai u lirua nga akuzat në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Një seancë e dytë pritet të mbahet në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri, shkruan panorama.

Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje. 31-vjeçari u dërgua në një burg të Sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos dhe sipas të dhënave të medias greke Laert Haxhiu nuk i pranoi akuzat dhe nuk dëshiron që të ekstradohet por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Çështja do të shkojë në këshillin e Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Laert Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, mësohet se SPAK i ka përcjellë materialet për 31-vjeçarin  Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë drejtësisë greke.

Për masakrën e Lushnjës janë lënë në burg të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

 


Shtuar 27.05.2023 14:52