“Luftë e hapur mes dy grupeve në Lushnje”, Hoxha: Një prej tyre i etiketuar si një nga 5 vrasësit më të kërkuar në Shqipëri

Më 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e një atentati në Lushnjë, teksa po pinte kafe në një lokal dhe u qëllua me 2 plumba në bark. Meta arriti të mbijetonte ndërsa për këtë ngjarje policia shpalli dje në kërkim Drojan Shurdhin, si autor të atentatit. Po gazetari Artan Hoxha, tha sot në studion e ABC Live, se 29-vjeçari Dorjan Shurdhi ka vdekur në një spital në Belgjikë një ditë para se policia ta shpallte në kërkim për ngjarjen e ndodhur 6 muaj më parë.

Hoxha ka theksuar se atentati ndaj Kujtim Metës është në vazhdën e goditjeve që po ndodhin së fundmi në Lushnje. Sipas Hoxhës është një luftë e hapur mes njerëzve të Aldo Bares në Lushnje dhe grupit tjetër të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Policia ka mundur të arrestojë Bilbilin dhe Kaloshin, ndërsa Laert Haxhiu është i shpallur në kërkim si një nga 5 vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri.

“Ngjarja nga Kujtim Metës janë në vazhdën e goditjeve në Lushnje. Nuk është vetëm pazare, po ka një luftë të hapur që ka vite që vazhdon. Janë të rrethit të Aldo Bares. Dhe grupi tjetër të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Haxhiu është në kërkim dhe është etiketuar si një nga 5 vrasësit më të kërkuar në Shqipëri” tha Hoxha.