Gjykata e Elbasanit ka liruar dy shtetasit ruse Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, për shkak te afateve hetimore.
Ata janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit. Për tre të huajt të akuzuar për spiunazh kanë mbaruar afatet e paraburgimit.
Në fund të gushtit të vitit të kaluar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynin në ish-uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.
Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit./albeu.com/