Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa.
Po ashtu i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri ne marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata.
Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.
Kujtojmë se bashkë më Hasën 2 vite më parë janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit, Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.