Akuzat ndaj Trump, ish-Presidenti mund të dënohet me 400 vite burg, gjoba e majme që rrezikon të paguajë

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump mund të dënohet me 400 vite burg nëse dënohet për të gjitha akuzat. Mbi të rëndëojnë gjithsej 37 akuza.

76-vjeçar iështë akuzuar nga prokurori i posaçëm Jack Smith për shkelje të 7 ligjeve të ndryshme federale mes 37 akuzave.

Ka shumë mundësi dënimi, por nëse Trump i jepër dënimi maksimal për çdo akuzë dhe gjyqtari urdhëron që dënimet të kryehen në mënrë të njëpasnjëshme, ai do të përballej  me 400 vite burg dhe një gjobë prej 9.250.000 dollarë.

Donald Trump do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga aktakuza federale, me planet për të folur me votuesit republikanë në Karolinën e Veriut dhe Gjeorgji më 10 qershor./Albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 14:15