Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Alda Klosin, me akuzën e deklarimit të rreme të shumës së parave dhe një apartamenti.
Ndërsa Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.
Klosi u arrestua më 3 shkurt 2023 i pas dëshmisë së dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.
Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Ndërkohë, Klosi nuk ka pranuar akuzat.