Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, si paraqitet gjendja shëndetësore

Aktori i njohur, Reshat Arbana i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në QSUT, e cila rezultoi me sukses.

Lajmin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Mjekët i vendosën tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

“Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë. Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku”, shkruan Koçiu në Facebook.


Shtuar 30.03.2024 20:14