Muzeu Grevin në Paris ka hequr figurën e dyllit të aktorit 74-vjeçar, Gérard Depardieu, pas akuzave për sulme seksuale. Sipas autoriteteve të muzeut francez, vendimi u mor pasi figura e dyllit shkaktoi reagime negative midis vizitorëve, si dhe komentuesve në rrjete sociale.Sipas Guardian, statutja e dyllit është në përmasat reale të 74-vjeçarit Depardieu, i cili është ekspozuar në muzeun e dyllit që nga viti 1981.
Depardieu u hetua zyrtarisht për përdhunimin dhe sulmin seksual të aktores Charlotte Arnold në vitin 2020 dhe është akuzuar nga të paktën 12 gra për ngacmim dhe sulm seksual.
Të lidhura
None found
Një dokumentar i publikuar në dhjetor përfshinte pamjet e aktorit duke bërë veprime të turpshme dhe komente seksiste për gratë, gjë që i ktheu akuzat në qendër të vëmendjes dhe ndezi një debat rreth seksizmit në kinemanë franceze.
