Në rrjetet sociale është publikuar një video e cila tregon se si është manipuluar votimi online në zgjedhjet e 25 Prillit.
Videoja e publikuar nga aktivisti Genc Sejko zbulon se si janë hequr vota të opozitës. Sejko ka krahasuar votat në KZAZ-në 40 në Tiranë ku u zhvillua projekti pilot i votimit elektronik.
Në video aktivisti tregon se sipas të dhënave ka pasur të tjera shifra të prezantuara një ditë pas zgjedhjeve dhe të tjera të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ-zë.
6 kandidatëve të PD-së, duke filluar nga kryetari Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe Oriela Nebiaj u janë hequr 74 vota.
View this post on Instagram