Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Burime bëjnë me dije se sot pritet te rifillojnë operimin dy avionët “Canadair” për shuarjen e zjarrit.
Flakët kanë vijuar në mënyrë intensive dhe gjatë natës, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.
Ndërkohë që një vatër tjetër zjarri është evidentuar në fshatin e Paqes, në Tarabosh të Shkodrës, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre e ferra rreth 800 metra katrorë. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse flakët kanë mundur të neutralizohen.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë që hetimet vijojnë ende.