Analisti Andi Buashti ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT-së për shembjen e “Prestige Resort” në plazhin e Golemit.
Bushati, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke i kujtuar qeverisë se në rastin e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk arriti të gjejë fadroma për të ndihmuar në procesin e nxjerrjes së viktimave ose të plagosurve nga gërmadhat.
‘Sa fadroma çuan te Irfani s’kishin as për te nxjerre kufomat e tërmetit’, shkruan Bushati në Facebook.
Kujtojmë se nga tragjedia në fjalë humbën jetën në total 51 persona dhe mbi 3,000 vetë u plagosën, ndërsa qeveria pa ndihmën e vendeve fqinje nuk do i kishte bërë ballë situatës./albeu.com