Policia ka vënë në pranga 3 shtetas pasi akuzohen për grabitjen e disa banesave në Ksamil të Sarandës.
Në pranga të Policisë kanë përfunduar Nderim Ndreca dhe Hile Memehaj, të dy nga Gjakova. Ndërsa në kërkim është shpallur Getoar Mulliqi, gjithashtu nga Kosova.
Përveç dy të arrestuarve nga Kosova, policia i ka vënë prangat edhe një pronari hoteli në Ksamil, Vangjel Pella, i cili dyshohet se ishte “koka” e organizimit të grabitjeve në zonë.