Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Velipojë, arrestohet shoferi (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Marash Bicakun, 39-vjeç.

Ky i fundit, paraditen e sotme ka aksidentuar me makinë Kol Ujkën, 77-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në Velipojë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 31.03.2024 13:00