Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Sarandë, arrestohet shoferi i makinës (EMRAT)

Një 47-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme, 4 nëntor në Sarandë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktimë mbeti Mariglen Dauti, banues në Metoq.

Sakaq, ditën e sotme policia ka arrestuar shoferin e makinës, Theofan Kaishi, 51 vjeç.

Kaishi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes./albeu.com