Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku mësohet se e plagosur ka mbetur një grua italiane. Aksidenti ka ndodhur në Durrës në lagjen nr.11 të qytetit
Një person që po udhëtonte me makinë ka përplasur të moshuarën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar edhe pse është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe unifirmat blu po punojnë për kapjen e tij.