Akuzat, shkelje e rregullave të qarkullimit me pasoje, drejtim te automjeteve në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit, janë akuzat që rëndojnë mbi Ajas Sulejmanin, 39-vjeçari që dy ditë më parë përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën e tyre që po kalonin vijat e bardha.
Në deklaratën e tij ai ka dhënë: “Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjeçare dhe bashkë me të kam shkuar në një spital privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”.
Të lidhura
None found
Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg. Kërkesa sapo është depozituar në gjykatë, ndërsa e sigurisë për të jepet ditën e nesërme.
