Shoferi i një ambulance ka humbur kontrollin dhe ka ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet për shoferin e ambulancën,shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.