Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00 rreth 300 m larg hyrjes së Tepelenës në by pass-in që devijon qytetin, një aksident i rëndë u mori jetën katër personave.
Sipas informacioneve, mësohet se tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë:
Riza Astrit Rapaj 42-vjeç
Lavdosh Bega 62-vjeç
Lefteri Bega 57-vjeç
Afërdita Bega 85-vjeç
Ndërkohë që të plagosur rëndë mbetën dy persona:
Jani Meta rreth 60-vjeç
Lavdie Ismail Meta 61-vjeç
Ndërsa 3 të tjerë janë të plagosur lehtë.
Raportohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz”, drejtuesi së cilës ka humbur edhe jetën.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në kushtet e duhura teknike, megjithatë mendohet të ketë ndikuar edhe lagështia në rrugë.
Automjeti i dëmtuar më rëndë ka qenë Toyota Yaris, në të cilin ishin pesë persona.