Aksidenti i rëndë në Tepelenë/ Arrestohet drejtuesi i “BMW”

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është vënë në pranga, pasi u përfshi mbrëmjen e së premtes në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.

Zyrtarisht nga policia, thuhet se në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin në fjalë kanë vënë në pranga 46-vjecarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.


Shtuar 18.03.2024 13:27