Katër persona kanë gjetur vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Mal të Zi, tre prej të cilëve shqiptarë atje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës.
Siç raportojnë mediet malazeze, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç.
M.Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.