Makinat copë, pamje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Mal të Zi

Kanë dalë pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku katër persona humbën jetën.

Tre nga viktimat janë shqiptarë, mes të cilëve dhe një çift bashkëshortësh.

Siç shihet në pamje, makinat janë copëtuar dhe njëra prej tyre ka mbetur vetëm një grumbull hekurash.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./albeu.com


Shtuar 26.12.2023 10:28