Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka ndarë dhimbjen me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, ku përplasja e dy trenave ka marrë jetën e 36 personave dhe ka lënë të lënduar 85 të tjerë.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se populli ukrainas ndan dhimbjen me familjarët e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve,
“Ngushëllimet e mia më të thella për presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe njerëzit grekët për humbjen e jetës në përplasjen e trenit në Greqinë veriore. Populli i Ukrainës ndan dhimbjen e familjeve të viktimave. Ne urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkruan ai./albeu.com
Τα θερμά μου συλλυπητήρια στην @PresidencyGR και στον ελληνικό λαό για την απώλεια ζωών από τη σύγκρουση τρένων στη Βόρεια Ελλάδα. Ο λαός της Ουκρανίας συμμερίζεται τον πόνο των οικογενειών των θυμάτων. Ευχόμαστε ταχεία ανάρρωση σε όλους τους τραυματίες.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 1, 2023