Qytetarët grekë zhvilluan sot protesta masive në qendër të Athinës për të treguar indinjatën në lidhje me aksdientin hekurudhor në Larisa që la të vdekur 57 pasagjerë, mes tyre edhe 6 shqiptarë.
Protestuesit akuzojnë qeverinë për aksidentin tragjik, pasi sipa tyre shteti ka lënë pas dore kontrollin për mbarëvajtjen dhe sigurinë e trasnportit publik në vend.
Protestat sot degraduan deri në përdorimin e dhunës.
Siç shihet nga pamjet nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi.
Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera./albeu.com/