Aksidenti tragjik në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit

Policia ka arrestuar drejtuesin e minibusit i cili përfundoi në greminën në Gramsh, Arjol Xhepenxhiu.

Më herët, është bërë me dije se Xhepenxhiut i ka rënë të fikët pas problemeve me tensionin.

Kujtojmë se në aksident humbi jetën 30 vjeçari Ledian Lami  teksa u plagosën 9 të tjerë.

Prej të plagosurve, 3 janë në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 


Shtuar 10.07.2021 22:41