Arnold Selishta, 22-vjeçari me origjinë shqiptare humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali. Range Rover-i me të cilin po udhëtonte u pëmbys mbrëmë në Limbiate.
Sipas medieve italiane, Selishta po bënte gara me një makinë tjetër BMW M8.
Në bordin e dy makinave të garave, ndodheshin një grup shokësh të moshës nga 18 deri në 23 vjeç.
Sipas raportimeve të para, Selishta u shpëtua teksa ishte ulur në sediljen e pasagjerit, pak para se flakët të gllabëronin plotësisht makinën Range Rover. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin San Gerardo në Monza, por vdiq menjëherë pas kësaj.
Mbeten ende shumë pika për të sqaruar dinamikën e aksidentit.
Policia ka marrë në pyetje tëv gjithë të rinjtë që ndodheshin në makina dhe kanë marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit. /Albeu.com/