Aksidenti në Korçë-Bilisht, humb jetën një prej të plagosurve

Miranda Malolli, 50 vjeç nuk ka mundur  t’i mbijetojë plagëve të marra pas aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Mjeti tip “Volswagen” doli nga rruga dhe u përmbys pasi u godit nga “Benz-i”.

Sipas policisë, 7 persona mbetën të plagosur.

“Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës,” tha policia./Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 17:31