Personi që shihni në foto, është 20-vjeçari Klaudio Ndoj, i cili humbi jetën ditën e djeshme (30 gusht), si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në Kurbnesh të Mirditës.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh. Automjeti drejtohej nga Arli Kaçorri, rreth 20 vjeç, ndërsa në të ndodhej edhe Klaudio Ndoj, po 20 vjeç dhe një 15-vjeçar.
Të lidhura
None found
Kaçorri dyshohet se humbi kontrollin e makinës. Si pasojë automjeti doli nga rruga duke përfunduar në greminë.
Fatkeqësisht, Ndoj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i mitur u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
