Aksidenti me 1 viktimë dhe 1 të plagosur, reagon Policia e Durrësit

Policia ka folur lidhur me aksidentin e ndodhur pak më herët në Gjirin e Lalzit. Sipas informacioneve policore automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Erseld Kamberi, 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, i plagosur ka mbetur Kamberi, ndërsa ka humbur jetën pasagjeri, Alban Hasrama që ndodhej në makinë me 20-vjeçarin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 22.06.2024 18:50