Aksidenti masiv me 8 të plagosur, si fëmija ra nga makina e shpëtoi pa asnjë gërvishtje (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë-Shkodër ku u përplasën 4 makina dhe u lënduan 8 shtetas.

Nga ky aksident, ku makinat në fjalë janë bërë copë copë, për fatin e mirë nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë nuk ëshët raportuar edhe për gjendje të rëndë shëndetësore të të plagosurëve.

Një fëmijë ka qenë me shumë fat dhe ka shpëtuar nga dëmtimet pas aksidentit të katërfishtë të ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se fëmija ka rënë nga makina në tokë, por ka qenë në sedilja e vogël, e cila e ka mbrotjur dhe ka bërë që vogëlushi të mos pësojë asnjë dëmtim.

Të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Katër makina u përplasën sot në Lezhë si pasojë e një parakalimi të gabuar. /albeu.com/

 


Shtuar 3.07.2021 21:57