Aksidenti i rëndë në Mallakastër, policia jep detaje: Mes 8 të lënduarve dhe dy fëmijë 2 dhe 3 vjeç

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur sonte në mbrëmjen në aksin Tepelenë-Mallakastër, ku mbetën të lënduar 8 persona. Policia njofton se në mesin e tetë të lënduarve janë dhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç. Të gjithë të lënduarit janë shoqëruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 21:39