Aksidenti i frikshëm në Tiranë, njëra nga viktimat nga Cërriku, i mbetën ëndrrat në mes

Sikela Përroj është një nga dy vajzat që humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e djeshme, si pasojë e aksidentit të frikshëm te mbikalimi i TEG-ut.

23-vjeçarja nga Shalësi i Cërriku jetonte në Tiranë, ndërsa prindërit e saj jetonin jashtë. E reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari , por ëndrrat i mbetën në mes nga aksidenti i djeshëm.

Viktma tjeër e aksidenti është Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Te dyja ishin pasagjere te makina tip Audia, që drejtonte 20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë te spitali i Traumës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshte mbikalimit.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditn e djeshme kur Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. /Albeu.com.


Shtuar 10.03.2023 09:44